Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë Olta Xhaçka gjatë një diskutimi në Ministerialin e NATO-s mbi Ballkanin Perëndimor në Bukuresht, ka deklaruar se Shqipëriaështë faktor stabiliteti dhe promovuese e bashkëpunimit rajonal me një vizion dhe strategji të qartë.
Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se Ballkani Perëndimor duhet të pushojë së qeni një zonë shqetësimi dhe të shndërrohet në rajon paqësor të integruar në Bashkimin Evropian.
Postimi i plotë:
Diskutim i rëndësishëm në Ministerialin e NATO-s mbi Ballkanin Perëndimor, ku Shqipëria është faktor stabiliteti dhe promovuese e bashkëpunimit rajonal me një vizion dhe strategji të qartë.
Ballkani Perëndimor duhet të pushojë së qeni një zonë shqetësimi dhe në vend të kësaj të bëhet një rajon paqësor, i integruar në BE me mbështetjen e BE-sëdhe SHBA-së.