Barcelona ka shënuar fitore si mysafir ndaj PSG-së me rezultat 3-2 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Osumane Dembele dhe Vitinha shënuan golat për parisienët, ndërsa Raphinha shënoi dy herë, ndërsa Andres Christensen golin e fundit.
Lojtari më i mirë në fushë në ndeshjen e mbrëmshme sipas SofaScore ishte braziliani Raphinha me notën 8.9.
Pas ndeshjes, trajneri i Barcelones Xavi Hernandez pati fjalë të mëdha për lojtarin më të mirë të ndeshjes, Raphinan duke thënë se është me të vërtetë fantastik.
Xavi: “Raphinha është emocionues, ai është me të vërtetë fantastik… nëse e shihni se si është duke u bërë presion, gjithmonë duke u përpjekur për më të mirën”.
“Unë e dua personalitetin e tij dhe ai na jep shumë: qëndrimi i tij është i përsosur, mënyra se si ai shtyp”, ka përfunduar Xavi.
/TV Arbëria