Eksponentët e Qeverisë në pushtet po insistojnë që sa më shpejt të hapet Ura e Ibrit pasi sipas tyre s’ka pse të ketë pasoja Kosova, në ndërkohë opozita kërkon koordinim me aleatët, raporton TV Arbëria.
Në lidhje me këtë çështje, në një prononcim për TV Arbëria ka folur, analisti politik, Visar Xani, i cili vlerëson se hapja e Urës së Ibrit është në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës.
“Fillimisht duhet theksuar se hapja e Urës së Ibrit do të ishte në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovëës si serbë dhe si shqiptarë dhe do të krijonte një stabilitet afatgjatë. Po flas pra, që hapja e Urës së Ibrit të bëhet në mënyrë të natyrshme pa tensione politike dhe pa vendime politike”, është shprehur ai.
Xani potencon se edhe mbyllja ka qenë një veprim i fuqive të mëdha që kanë ndërhyrë në Kosovë dhe meqë Ushtria Çlirimtare e Kosovës e ka pasur të pamundur në atë kohë të hapet Ura e Ibrit dhe të bashkohet pjesa Veriore, analisti konsideron që veprimet e njëanshme edhe tash pothuajse janë zero dhe janë shumë me mundësi më të vogla sesa UÇK-ja që e ka pasur në atë kohë.
“Fatkeqësisht edhe mbyllja ka qenë një veprim i fuqive të mëdha që kanë ndërhyrë në Kosovë dhe meqë Ushtria Çlirimtare e Kosovës e ka pasur të pamundur në atë kohë të hapet ura e Ibrit dhe të bashkohet pjesa veriore, konsiderojë që veprimet e njëanshme edhe tash pothuajse janë zero dhe mundwsitw janë shumë mw të vogla sesa UÇK-ja që e ka pasur në atë kohë, edhe pse ka pasur përpjekje por kosniderojë që ka pasur veprime politike dhe dakordime politike që në atë kohë t’i jepet një hapësirë negociatave dhe gjërave të tjera, kanë kaluar më shumë se 20 vite, pra ka pasur negociata e përpjekje dhe ende nuk ka pasur rezultat.”
Sipas vlerësimit të tij edhe tash duhet të kemi një koordinim të plotë për hapjen e urës së Ibrit, sepse dhe ka të drejtë Kosova të bëjë një hapë të tillë por veprimi i pakoordinuar mund të tensionojë situatën.
“Prandaj konsiderojë që edhe tash duhet të kemi një koordinim të plotë për hapjen e urës së Ibrit. Kosova ka të drejtë të bëjë një hapë të tillë por veprimi i pakoordinuar mund të tensionojë situatën dhe madje mund të shtyej edhe një mbikqyrje ndërkombëtare pastaj dhe një kontroll që nuk do të doja të ndodhte”, tha ai.
Tutje, Xani thotë se është pro hapjes së Urës së Ibrit por në asnjë mënyrë të merren veprime të pakoordinuara dhe sidomos të mos ketë dakordim ose aleancë të ketë projekt me Shtete e Bashkuara të Amerikës.
“Gjithsesi unë jam pro hapjes së urës së Ibrit, por në asnjë mënyrë të merren veprime të pakoordinuara dhe sidomos të mos ketë dakordim ose aleancë të ketë projekt me Shtete e Bashkuara të Amerikës, çdo veprim i tillë që nuk është e përfshirë SHBA-t për veriun e Kosovës konsiderojë që për Kosovën do të ishte hap i gabueshëm dhe sigurt mbase edhe i dështueshëm”, përfundoi Xani për TV Arbëria.