Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Xani: S’besoj se do të kemi fitues me mbi 50% të votave, opozita s’ka patur lëvizje të mëdha për të patur ngritje!

Xani: S’besoj se do të kemi fitues me mbi 50% të votave, opozita s’ka patur lëvizje të mëdha për të patur ngritje!

Me datën 9 shkurt të vitit që vjen, qytetarët e Kosovës, pritet t’iu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e re të vendit.

Data e zgjedhjeve u vendos pak ditë më parë nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Në lidhje me zgjedhjet dhe si pritet të renditen subjektet politike ka folur për “Gazeta Blic”, njohësi i zhvillimeve politike, Visar Xani.

Xani tha se nuk pritet të ketë fitues me mbi 50% të votave.

Ai pati kritika për opozitën duke thënë se nuk kanë patur lëvizje të mëdha për të patur ngritje.

“Fillimisht nuk mendoj se do të kemi fitues me mbi 50% të votave për shkak që çdo parti politike, pushteti mund ta ulë në përqindje të zgjedhjeve, sepse veprimet qeveritare shpeshherë janë kompromis dhe jo shumë të dashura për qytetarët.

Por që edhe partitë opozitare, jo që kanë bërë ndonjë lëvizje shumë të madhe , për të patur ngritje ose për të marrë ndonjë votë të mundshme prej Lëvizjes Vetëvendosje” deklaroi Xani për “Gazeta Blic”.

Analisti politik, Xani, tha se koalicionet janë të nevojshme.Ai tha se pas zgjedhjeve Kosovës i duhet një qeveri stabile sepse vendin e presin vendime shumë të rëndësishme.
“Patjetër që koalicionet janë të nevojshme qoftë për efekt kushtetues por qoftë edhe për një qeverisje më stabile.

Edhe pse LVV-ja kishte mbi 50% është varur përsëri nga votat e minoriteteve dhe partisë Guxo.

Konsideroj se pas zgjedhjeve, Kosovës, i duhet një qeveri stabile dhe mos të ketë kriza qeveritare sepse na presin jashtëzakonisht shumë vendime të rëndësishme përpara sepse koncentrimi i diplomacisë botërore do të vazhdoj dhe presioni për shumë çështje pezull, sidomos në procesin e dialogut do të jenë në kulmin e presionit ndërkombëtar” deklaroi njohësi i zhvillimeve politike, Visar Xani, për “Gazeta Blic”.