Kryetari i Mitrovicës dhe njëherësh kandidati i PDK-së për kryeministër Bedri Hamza, po qëndron për një vizitë zyrtare të Washington D.C, ky takim është realizur në një kohë kur Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ndodhet në izloim ndërkombëtar dhe po ashtu i është nënshtruar kritikave nga vendetet e QUINT-it për veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara me Bashkësin Ndërkombëtare në pjesën Veriore të Kosovës, raporton TV Arbëria.
Për TV Arbëria, ka folur analisti politik Visar Xani, i cili këtë takim nuk e sheh të nivelit shumë të lartë, ku sipas tij qëllimi ishte që të jepet mesazhi madje ato nivele as Kryeministri Kurti nuk i ka arritur ende dhe me gjasë me këtë politik nuk mund t’ia arrijë asnjëherë nëse nuk ka ndonjë ndryshim.
“Këto mund të jenë disa mesazhe mbase të vogla për shkak që edhe vizita atje nuk kishte ndonjë takim të nivelit shuëm shumë të lartë, por qëllimi ishte që të jepet mesazhi madje ato nivele as kryeministri Kurti nuk i ka arritur ende dhe me gjasë me këtë politik nuk mund t ‘ia arrijë asnjëherë nëse nuk ka ndonjë ndryshim”, është shprehur ai.
Xani konstaton se SHBA-t në vazhdimësi i përkrahë figurat që mund të llogarisin që mund të kenë bashkëpunim në të ardhmen.
Më tej, Sipas vlerësimi të Xanit meqë ka pasur shumë dështime me koordinim dhe bashkëpunim nuk pret që me pas mbështetje të ngjashme Kryeministri Kurti teksa shton se SHBA-t në vazhdimësi i përkrahë figurat që mund të llogarisin që mund të kenë bashkëpunim në të ardhmen.
“Gjithsesi SHBA-t në vazhdimësi i përkrahë figurat që mund të llogarisin që mund të kenë bashkëpunim në të ardhmen prandaj, meqë ka pasur shumë dështime me koordinim dhe bashkëpunim nuk pres që me pas mbështetje të ngjashme Kryeministri Kurti por mendojnë ata një zgjidhje alternative që vjen në krye të qeverisë së Kosovës që mund t’i hapë bashkpunimit, koordinimit dhe mund të kryejnë projektet në mënyrë të përbashkëta dhe mos t’i kenë moskoordinimet të cilat pastaj shpeshherë SHBA-t edhe po lidhen të befasuara me veprimet të cilat po i bën Kosova”, përfundoi Xani për TV Arbëria.