Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Teknologji > X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

X tha se ka respektuar urdhrat e Gjykatës Federale australiane për të larguar pamjet e sulmit me thikë në kishën Wakeley të Sidneit, edhe pse videoja u shfaq përsëri.

Siç raportohet, komisioneri eSafety ka kërkuar nga X që të largojë pamjet e sulmit ndaj peshkopit Mar Mari Emmanuel, për shkak të përmbajtjes.

Gjithashtu, Elon Musk u urdhërua të largojë postimet e sulmit me thikë edhe nga Gjykata Federale e cila kishte frikë se videoja mund të përdoret për të inkurajuar njerëzit të bashkohen në një organizatë terroriste ose të kryejnë akte të tilla.

Por, edhe pse X ka larguar 65 video të sulmit nga platforma, shumë nga videot kanë mbetur të qasshme për përdorues jashtë Australisë përmes një VPN, përcjell Telegrafi.

Madje, edhe një përdorues i X i verifikuar me sa duket me seli në New Hampshire në SHBA, ka postuar një përgjigje ndaj deklaratës së kompanisë për kufizimin e postimeve dhe i ka bashkangjitur pamjet e sulmit.

Bëhet e ditur se postimi ishte i qasshëm edhe për përdoruesit australianë.

Menjëherë pas këtij veprimi, X deklaroi se postimet origjinale nuk duhej të ishin larguar pasi beson se “përmbajtja e tyre nuk inkurajon ose provokon dhunë”.

Gjithashtu, kompania ka kundërshtuar kërkesën për të larguar përmbajtjen globalisht nga platforma.

X beson në respektimin e të drejtës së një vendi për të zbatuar ligjet brenda juridiksionit të tij dhe beson se qeveritë nuk duhet të jenë në gjendje të censurojnë atë që qytetarët e vendeve të tjera e shohin”, thuhet në deklaratën e platformës së Musk.

/TV Arbëria

Themes by WordPress