Rrjeti social X që dikur njihej si Twitter është jashtë funksionit në pothuajse çdo pjesë të botës, ku mijëra përdorues nuk po mund të qasen qoftë në ueb-faqe ashtu dhe në aplikacion.
Problemet u shfaqën në orët e para të mëngjesit, ku Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe disa pjesë të Evropës dhe Azisë ishin të parat që u prekën, transmeton Telegrafi.
Shumë përdorues raportojnë se “feedi” i tyre nuk është duke funksionuar siç duhet apo thjesht nuk po shfaq asgjë.
DoënDetector që monitoron problemet teknike të rrjeteve sociale, shfaq raportimet në shumë shtete dhe qytete amerikane siç është Los Angeles, Phoenix dhe New Yorku.
Në anën tjetër nga X-i i miliarderit amerikan Elon Musk, akoma nuk kanë dhënë ndonjë informacion lidhur me këtë çështje. /Telegrafi/