Konsulenti i jashtëm i Ambasadës së Kosovës në Bruksel, Gani Jakupi, që paguhet në muaj më shumë se presidentja e Kosovës, kryeministri e kryetari i Kuvendit, i ka reaguar zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, pasi ky i fundit në një konferencë për media ka thënë se vendimi BQK-së për Rregulloren e re duhej të jetë proces i negociatave në Bruksel
Jakupi, ndonëse konsulent i Ambasadës së Kosovës në Bruksel i ka reaguar zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, me gjuhë të papërshtatshme duke përdorur shkurtesën “WTF”.
“WTF?! Që kur sistemi i brendshëm bankar i një shteti sovran duhet të respektojë një “zgjidhje të negociuar” në një subjekt të huaj?”, ka shkruar Jakupi.
Ai madje thotë se kjo qasje, sipas tij “koloniale” s’është asgjë e re, dhe shpreh frikën e tij se “po del jashtë kontrolli”.
“Qasja koloniale nuk është asgjë e re, por ja që po i del pak nga kontrolli, kam frikë…”, ka shkruar tutje.
Gani Jakupi për periudhën 1 vjeçare që do të shërbej si konsulent i jashtëm do të paguhet 7 mijë e 500 euro për çdo muaj nga buxheti i Republikës së Kosovës.
WTF?!
Since when the internal banking system of a sovereign state is to abide according to a “negotiated solution” in a foreign entity?
The colonial approach is nothing new, but there, it’s getting a little bit out of hand, I’m afraid… https://t.co/CT0EpsA52p
— Gani Jakupi (@GaniJakupi) February 1, 2024