Në fshatin Guriq dhe Pagarushë të Malishevës, mbrëmë rreth orës 21:08 min, nga persona të pa ndërgjegjshëm janë dëmtuar kabllot me fije optike të cilat bartin sinjalin e internetit dhe të TV.
Nga kjo ngjarje pësuan me se shumti banorët e asaj zone, të cilët nga ora 21:08min dhe deri në 00:20 të natës, rreth 450 klienta kanë mbetur pa shërbime të internetit.
Kjo është hera e pestë që ISP Broadcast, po përballet me këtë problem të shkaktuar nga persona të panjohur.
Vlera e dëmit të kabllove dhe paisjeve, vetëm mbrëmë është rreth 600 euro.
Pas informacioneve të marra, ekipa e ISP Broadcast kanë dalur në terren për të mënjanuar dhe zgjidhur problemin.
Poashtu punëtorët e ISP Broadcast, kanë lajmëruar Policinë e rajonit Malishevës, të cilët kanë dalur në vendin e ngjarjes.
Për me shumë informacione TV Arbëria, është duke pritur përgjigje nga zyra për media nga Policia e Kosovës.
/TV Arbëria
