Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > William Walker do të nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”

William Walker do të nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”

Në përvjetorin e 24-të të masakrës së Reçakut, William Walker do të nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë.

William Walker ishte zëri më i fuqishëm për gjenocidin në Reçak.

Lufta e bërë në Reçak, e cila kulmoi me Masakrën e Reçakut, u bë lajm i botës me anë të fotografive por edhe zërit të diplomatit amerikan, William Walker.

Masakra e 15 janarit 1999 ishte ndër më të tmerrshmet në Kosovë, dhe Walker ishte ai që e përhapi nëpër botë lajmin se në Kosovë popullësia po vritej nga serbët.

Walker morri detyrën të hetonte më shumë këtë Masakër, ndërsa vetëm tri ditë më pas, Qeveria e Jugosllavisë e shpalli atë persona non grata.

 

Ai po i bënte presion patologes francize Helena Ranta e cila ishte kryesuese e forenzikës asokohe, për të ndihmuar në zbardhjen e masakrës së tmerrshme.

 

Për shqiptarët, William Walker mbetet heroi i kësaj kohe, dhe i përjetshëm, në kërkim të drejtësisë për Masakrën e Reçakut por edhe për të gjithë të vrarët.

Këtë vit shënohet një tjetër përvjetor i kësaj Masakre makabre./TV Arbëria.

Themes by WordPress