Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Wesley Clark në Hagë: “Ne ishim të përgatitur për çdo sulm të forcave serbe në Kosovë”

Wesley Clark në Hagë: “Ne ishim të përgatitur për çdo sulm të forcave serbe në Kosovë”

Ish-gjenerali suprem i NATO-s, Wesley Clark, ka dëshmuar para tribunalit të Hagës, duke rikujtuar përgatitjet e aleancës gjatë luftës në Kosovë. Ai tha se ishte i gatshëm për çdo sulm që forcat e regjimit serb mund të bënin ndaj popullit kosovar.

“Ne do të bënim çfarëdo që mundnim, për të arritur misionin tonë,” deklaroi Clark gjatë dëshmisë.

Gjenerali amerikan theksoi se në Kosovë nuk kishte marrëveshje paqeje deri në shtator të vitit 1999, dhe sipas tij, situata e tensionuar vazhdoi deri në shpalljen e Pavarësisë në vitin 2008.

“Përgjegjësia ime ishte që ata [forcat serbe] të mos vinin më në Kosovë. Duhej të kisha një plan,” shtoi ai.

Clark përshkroi gjithashtu Sllobodan Millosheviqin si një figurë të dinakët, por theksoi se pas përfundimit të luftës, Serbia nuk do të kthehej në Kosovë.