Me ftesë të Ministrit për Shëndetësi, Arben Vitia, është mbajtuar takimi informues rreth rastit të vdejkes se 4-vjeçares nga komuna e Gjakovës.
Në këtë takim kanë marrë pjesë Deputetja nga LVV, Fatmire Kollqaku, Drejtori I SHKSUK, Elvir Azizi, dhe Avokati I Popullit Naim Qelaj.
Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetvëndosje, Fatmire Kollqaku, ka thënë se sot jemi mbledhur për të diskutuar rreth rastit të fundit të 4-vjeçares.
”Me ftesë të ministrit Arben Vitia jemi mbledhur dy komisionet për të diskutuar për rastin e 4 vjecares”, tha ajo.
Ndërsa Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar se hetimet do të vazhdojnë dhe do të ndërmerren të gjitha masat lidhur me rastin.
‘’Hetimet të vazhdojnë dhe të ndërmarren të gjitha masat. Për shkak të ndjeshmërisë se rastit e ndjeva të nevojshme të raportoj para jush’’, ka thënë Vitia.
Po ashtu ai ka shtuar se ka kërkuar një raport nga Spitali ‘’Isa Grezda’’, më mënyrë që të përshkruhen të gjitha ekzaminimet.
‘’Kam kërkuar të ketë një raport nga Spitali ‘’Isa Grezda’’, nga ai raport përshkruhen të gjitha ekzaminimet. Është ekzaminuar nga 7 mjek, familjarët mendonin për shkak të dhunës. Gjatë 14 orëve në spitalin e Gjakovës është trajtuar, ka pasur ekzaminime radiologjike. Mospërmirësimi I gjendjes se pacientës ka shtyrë ta dërgojnë në QKUK, CD e kokës, qafës abdomenit 19.02, ka ndërruar jetë, nga mjekët është diagonstifikuar me sepsë. Ky lloj sëmundje është një infeksion I rëndë I gjakut. Hetimet të vazhdojnë dhe të ndërmerren të gjitha masat” ka theksuar Vitia.
Ndërkaq Drejtori i SHSKUK-së, Elvir Azizi- paraqiti kronologjikisht trajtimin e 4 vjecares.
Në këtë komision, ka qenë I ftuar edhe Kryetari I Komunës se Gjakovës, Ardian Gjini, por ky i fundit ka munguar.
/Arbëria TV