Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ua ka ngrirë të gjitha fondet forcave të sigurisë të Autoritetit Palestinez si pjesë e ngrirjes globale të asistencës së jashtme, sipas zyrtarëve amerikanë dhe palestinezë.
Uashingtoni së pari i kishte ndalur ndihmat e drejtpërdrejta për Autoritetin Palestinez gjatë mandatit të parë të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, por vazhdoi që t’i financonte trajnimin dhe reformimin e forcave të sigurisë raporton gazeta “The Washington Post”.
Zëdhënësi i forcave të sigurisë të Autoritetit Palestinez, Anwar Rajab, i tha gazetës “The Washington Post” se Shtetet e Bashkuara konsideroheshin si “donatore e madhe për projektet e Autoritetit Palestinez”, ku përfshihej trajnimi për forcat e sigurisë.