Afrika e Jugut përfshihet nga bora, trashësia deri në 2 metër

Rrugët në disa pjesë të Afrikës së Jugut janë...

Abdixhiku e ripërsërit zotimin: Koeficienti i pagave do të jetë 150 qysh në javën e parë të qeverisjes tonë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka...

Abazi: Deficiti tregtar u rrit në mënyrë eksponenciale, raporti Import- Eksport është alarmant

Deputeti Haki Abazi ka publikuar një raport të deficitit...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Wanda Nara: Jam bashkë me Icardin, kam raporte të mira edhe me Maxi Lopezin

Extra AL PVC

Wanda Nara këmbëngul se shitja e Mauro Icardit ishte një marrëveshje e shkëlqyer për Interin dhe zbulon se ajo është ende së bashku me ish-kapitenin e “Nerazzurrëve”.

Agjentja dhe modelja argjentinase dha një intervistë për programin “Rai 2” të martën mbrëma duke folur për karrierën e saj si agjente futbolli si dhe jetën e saj private.

Wanda është gruaja dhe agjentja e Icardit, një ish-kapiten i Interit, i cili u bashkua me Galatasaray në formë huazimi nga PSG verën e kaluar. Ai u largua nga Nerazzurrët në vitin 2019, duke iu bashkuar gjigantëve të Ligue 1 në një marrëveshje fillestare huazimi, e cila u bë e përhershme një vit më vonë.

“Në fund, nuk ishte keq për Interin. Ata fituan më shumë se 70 milionë euro dhe fituan një titull, duke ndërtuar një ekip të madh falë shitjes së Icardit, të cilin e solla në PSG”, tha Wanda.

“Njerëzit nuk i shohin kurrë gjërat e mira vetëm sepse unë jam grua, nëse do të ishte një burrë që do ta bënte këtë marrëveshje, do të ishte në faqet e para të çdo gazete. Kam kujtime të shkëlqyera nga koha jonë në Inter, një pjesë e zemrës sime do të jetë gjithmonë interiste.”

36-vjeçarja gjithashtu e vlerësoi veten “10/10” si agjente e futbollit dhe diskutoi për raportet e saj me Icardin dhe Maxi Lopez.

Dy sulmuesit po luanin së bashku në Sampdoria në sezonin 2012-13 dhe Maxi ishte burri i Wanda Naras, e cila u nda me të, duke u takuar me Icardin dhe duke u martuar me të në vitin 2014.

“Unë kam një raport të mirë me Maxi Lopez tani, ndërsa ai dhe Icardi nuk mund ta durojnë njëri-tjetrin. Icardi është burri im, ne jemi bashkë dhe do të jemi një familje për gjithë jetën. Ai ka qenë me mua pothuajse gjatë gjithë jetës së tij. Ai ka rënë në dashuri me mua.”, shtoi ajo.

Icardi dhe Ëanda Nara dukej se ishin ndarë pas raportimeve se sulmuesi e kishte tradhtuar atë me China Suarez. Çfarëdo që ka ndodhur, Ëanda duket se e ka falur Icardin.

“Nuk e di se çfarë ka ndodhur. Në një histori kaq të gjatë, një gjë e vogël si kjo është e pakuptimtë,” tha ajo.

Icardi aktualisht është i huazuar te Galatasaray, ku ka shënuar nëntë gola në 13 paraqitje. Kontrata e tij me PSG-në skadon në qershor të vitit 2024.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Afrika e Jugut përfshihet nga bora, trashësia deri në 2 metër

Rrugët në disa pjesë të Afrikës së Jugut janë...

Abdixhiku e ripërsërit zotimin: Koeficienti i pagave do të jetë 150 qysh në javën e parë të qeverisjes tonë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka...

Abazi: Deficiti tregtar u rrit në mënyrë eksponenciale, raporti Import- Eksport është alarmant

Deputeti Haki Abazi ka publikuar një raport të deficitit...

MOS U MERRNI ME KËTË SPORT SEPSE..

Sipas ekspertëve sporti më i rrezikshëm në botë sa...

Afrika e Jugut përfshihet nga bora, trashësia deri në 2 metër

Rrugët në disa pjesë të Afrikës së Jugut janë mbyllur sot, pas reshjeve jashtëzakonisht të mëdha të borës dhe shërbimet e urgjencës po përpiqen...

Abdixhiku e ripërsërit zotimin: Koeficienti i pagave do të jetë 150 qysh në javën e parë të qeverisjes tonë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ripërsëritur zotimin e tij që koeficientin e pagave do ta rris në 150 nga 110...

Abazi: Deficiti tregtar u rrit në mënyrë eksponenciale, raporti Import- Eksport është alarmant

Deputeti Haki Abazi ka publikuar një raport të deficitit tregtar, për të cilin thotë se është rritur në mënyrë eksponenciale vitin e fundit të...