Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Walker rrëfen se si e zbuloi të vërtetën e Reçakut: Diçka nuk shkonte, diçka ishte e dyshimtë

Walker rrëfen se si e zbuloi të vërtetën e Reçakut: Diçka nuk shkonte, diçka ishte e dyshimtë

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka rrëfyer për Kosova Live momentet e para kur mbërriti në Reçak në janar të vitit 1999, duke thënë se versioni që i ishte paraqitur nuk përputhej me atë që pa në terren.

“Me historinë që na ishte treguar, diçka nuk shkonte. Diçka ishte e dyshimtë”, ka deklaruar Walker.

Ai tha se në Reçak u përball me pamje tronditëse të civilëve të vrarë, duke theksuar se ajo që pa nuk ishte luftë, por masakër.

Dëshmia e Walkerit, e dhënë për Kosova Live në përvjetorin masakrës së Reçakut, mbetet një nga momentet kyçe që tronditi opinionin ndërkombëtar.