Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim ish ambasadorin William Walker.
Haradinaj ka thënë se Ambasadori Walker mbetet heroi i së vërtetës për krimet serbe në Kosovë, teksa e ka falënderuar për gjithçka që ka bërë për vendin tonë.
“Mikun e madh të shqiptarëve e falënderova edhe njëherë për gjithçka që ka bërë për Kosovën”, ka thënë Haradinaj.
I pari i AAK-së i ka ndarë medalje për kontributin e tij në çështjen kombëtare.
“Me këtë rast, Ambasadorit Walker i ndava medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, për kontributin e tij në çështjen kombëtare”, thuhet në njoftimin e AAK-së.
/TV Arbëria