Wade Goddard, fotograf i ballinave të New York Times kthehet në Kosovë pas 23 vjetëve.
Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Albin Kurti përmes pltformës Facebook.
Ai tha se në Abri, Goddard ka takuar të mbijetuar të masakrës të cilën në vitin 1998 e dëshmoi para botës me fotografitë e tij.
“Goddard, flet për punën e tij në dokumentimin e ngjarjeve të luftës në Kosovë, që nga sulmi ndaj familjes Jashari në Prekaz, e deri tek arritja e lirisë së Kosovës”, shkroi Kurti.