spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Vuçiq: Do të dal me dëshmi të reja brenda 24 orëve

Extra AL PVC

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur sërish për sulmin terrorist që ndodhi të dielën e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Vuçiq i është drejtuar opinionit në Serbi, përmes një video-mesazhi në rrjetin social Instagram.

Vuçiq tha se në 24 orët e ardhshme “do të dalë me dëshmi” se çfarë ka ndodhur më 24 shtator, ku sipas tij të paktën një serb është vrarë brutalisht.

“Shtatë ditët më të vështira në 15 vitet e fundit janë prapa nesh, për shkak të ngjarjeve në Kosovë, por edhe për fushatën e përgjithshme të nisur kundër Serbisë, fushatën e gënjeshtrave dhe fushatës së të pavërtetave”, tha Vuçiq.

Ai ka deklaruar se ditët e kaluara “ ka pasur gënjeshtra të shumta për praninë e forcave tona ushtarake dhe se i ka shqetësuar se e kanë kuptuar se Serbia siç thonë ata ka armë të sofistikuara”.

“Ne do të vazhdojmë të investojmë në mbrojtjen e vendit tonë. Serbia do paqe. Ata shpikën gjithçka që thoshin dhe dinin si ta bënin atë. Pjesa më e vështirë ishte dëgjimi i tregimeve se si duhej ta mirëprisnim veprimin e Policisë së Kosovës… Pyetja jonë ishte pse EULEX-i nuk pranohej të merrte pjesë në atë operacion, por u vendos në sallën e operacionit për të vëzhguar nga larg… Ato përpjekje për të heshtur se si u vranë disa serbë dështuan. Ju njoftoj se brenda 24 orëve do të keni mundësi ta dëgjoni dhe ta shihni. Kemi deklarata nga dëshmitarët okularë që kanë qenë në vendin e ngjarjes, se si dhe në çfarë mënyre është vrarë brutalisht së paku një person”, tha Vuçiq.

Ai deklaroi se Serbia nuk do të qetësohet derisa të dihet e vërteta e plotë, “sepse jeta e serbëve nuk vlen më pak se jeta e të tjerëve”

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Telekomi i Kosovës “nuk e ndal dorën” i tejkalon parashikimet buxhetore, jep tender 73 mijë euro me negocim

Telekomi i Kosovës vazhdon të jep tendera një burimor...

Të shtënat me armë në ahengje, MPB: Gjatë gushtit u konfiskuan 71 armë, u arrestuan 70 persona e u lënduan tre

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur...

Gjendet një person i pajetë pranë nënkalimit te “Kodra e Diellit”

Një person është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme...

Politico i referohet kritikëve: Vuçiq luan, inkurajon serbët e Kosovës që të rezistojnë e më pas bëhet si viktimë kur Prishtina reagon

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për gazetën Politico me seli në Bruksel ka thënë se nuk ka marrëdhënie me kryeministrin e...

Telekomi i Kosovës “nuk e ndal dorën” i tejkalon parashikimet buxhetore, jep tender 73 mijë euro me negocim

Telekomi i Kosovës vazhdon të jep tendera një burimor me negocim, pa publikim të kontratave. Tenderin e fundit e ka dhënë pa publikim të kontratës,...

Të shtënat me armë në ahengje, MPB: Gjatë gushtit u konfiskuan 71 armë, u arrestuan 70 persona e u lënduan tre

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se gjatë muajit gusht, policia në lidhje me incidentet dhe të shtënat me armë në...