Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Vëmendje e jashtëzakonshme e politikës “anglo-saksone” për Kosovën në këtë fillim vit

Vëmendje e jashtëzakonshme e politikës “anglo-saksone” për Kosovën në këtë fillim vit

Viti 2024 ka filluar me vizita të rëndësishme të diplomatëve dhe qeveritarëve të lart të botës “anglo-sanskone” në Kosovë.

Të enjten e kaluar Prishtinën e vizitoi Sekretari i jashtëm i Britanisë, David Cameron. Gjatë takimeve me zyrtarët me të lart shtetërorë të Kosovës, sikur se me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ai u shpreh shumë qartë në mbështetje të Kosovës dhe rëndësinë që ka stabiliteti i Ballkanit Perëndimor.

Kurse në mbrëmje gjatë vizitës së trupave britanike Cameron përpos që i ka falënderuar ata për punën e tyre në garantimin e sigurisë, pohoi se “ se çfarë ka ndodhur me 24 shtator, është tejet shqetësuese dhe ne duhet të bëjmë çdo gjë që të mundemi që ta parandalojmë atë që të mos përsëritet dhe ta luftojmë nëse ndodh përsëri”.

Deklarime të tilla, ngjallën reagime të ashpra në Serbi. Fillimisht, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daciq, i quajti hipokrite” dhe që “meritojnë dënim të ashpër”. Ndërkohë, edhe po ashtu një qëndrim të ashpër kritik ka shprehur edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq duke thënë se “është i zhgënjyer nga deklarata e ministrit të Jashtëm britanik, David Cameron, i cili e quajti Serbinë një “prokurë të Rusisë”. Presidenti serb ndër të tjera pohoi se “se Serbia është një vend i pavarur dhe se nuk është prokurë as i Rusisë, as i Amerikës, as i Britanisë, as i Gjermanisë apo dikujt tjetër”.

Ndërkohë, pa kaluar mirë as një javë nga kjo ngjarje, sot Kosovën po e viziton kryeministri i Irlandës Leo Varadkar, do të takohet me zyrtarët me të lartë shtetëror.

Vizita të tilla në këtë fillim vit, nga burrështetas të botës “anglo-sankone” në Kosovë dëshmojnë artë një përkushtim të madh të kësaj pjesë të komunitet euro-atlantik ndaj Kosovës dhe sfidave që ajo po kalon.

/TV Arbëria

 

 

 

 

 

 

 

 

Powered by WordPress