Ish-presidenti i Pakistanit, gjenerali Pervez Musharraf, i cili e ka marrë pushtetin në një grusht-shtet në vitin 1999, ka vdekur në Dubai në moshën 79-vjeçare.
Ish-udhëheqësi, i cili ka qenë president (2001-2008), ka vdekur pas një sëmundjeje të gjatë, ka informuar ushtria e vendit përmes një deklarate.
Gjatë kohës së tij në pushtet, ai u ka mbijetuar tentativave të shumta për vrasje dhe e ka gjetur veten në vijën e parë të luftës midis islamistëve militantë dhe Perëndimit, shkruan BBC.
/TV Arbëria