Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Vdekja tragjike e dy të rinjve në Hungari, Smajl Latifi iu shpreh ngushëllime familjeve

Vdekja tragjike e dy të rinjve në Hungari, Smajl Latifi iu shpreh ngushëllime familjeve

Mbrëmë në Hungari ka ndodhur një aksident trafiku ku si pasojë kanë vdekur dy mërgimtarë nga Kosova.

Viktimat janë Kushtrim Hoxha nga Prizreni dhe Jetmir Rexhepi nga Rahoveci.

Për vdekjen e tyre sot ka shkruar kryetari i Rahovecit, SmajL Latifi, i cili ngushëlloi familjet e të ndjerëve.

“I tronditur nga vdekja tragjike në aksident komunikacioni në Hungari e Jetmir Rexhepit nga Celina. Viktimë e aksidentit ka qenë edhe Kushtrim Hoxhaj nga Prizreni. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Rexhepi nga Celina dhe familjes Hoxhaj nga Prizreni. Jetmiri dhe Kushtrimi, pushofshin në paqe!”, ka shkruar ai.

/TV Arbëria