PDK me nënshkrimet e 42 deputetëve ka thirrur seancë të jashtëzakonshme, pas publikimit të audioincizimeve të xhefes së GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila me Milan Radoiçiq.
Seanca pritet të mbahet nga ora 12:00.
E, një orë para seancës, në ora 11:00 ka thirrur konferencë për media shefi i GP të VV-së.Këtë e kanë bërë të ditur përmes një njoftimi për media.
“Nesër, në ora 11:00, mbahet konferencë për media.Konferenca mbahet në zyrën e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kuvend”, thuhet në njoftim.