Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > VV: Opozita vazhdon ta shfrytëzojë Gjykatën Kushtetuese për ta mbrojtur shtetin e kapur

VV: Opozita vazhdon ta shfrytëzojë Gjykatën Kushtetuese për ta mbrojtur shtetin e kapur

Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se opozita po shfrytëzon Gjykatën Kushtetuese për të bllokuar reformat e tyre.

Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, kjo nuk ka të bëjë me opozitëbërje.

“Opozita e pa alternativë, vazhdon ta shfrytëzoj Gjykatën Kushtetuese për ta mbrojtur shtetin e kapur dhe për t’i mbrojtur të fuqishmit e ekonomisë dhe privatizimit”, thuhet në reagim.

“Pra, nga njëra anë ajo dërgon Ligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë dhe atë për Këshillin Prokurorial, kurse në anën tjetër Ligjin për çmimet tavan dhe atë për Fondin Sovran”.

“Në mungesë të kritikës së mirëfilltë dhe alternativave ndaj propozimeve e vendimeve tona, me qëllim bllokimin e reformave tona transformuese e progresiste vazhdojnë të dërgojnë ligje në Gjykatën Kushtetuese. Kjo nuk ka të bëjë me opozitbërje, kjo është përpjekje e Klubit të Stërvjetëruar Politik që të ruaj grupet e interesit në mënyrë që të ruhet pasuria e tyre”.

/TV Arbëria

Powered by WordPress