Historiani Azdren Shala njihet në publik si njëri ndër kritikët më të mëdhenj të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje, raporton TV Arbëria.
I njohur për gjuhën e tij kritike e shpeshherë të vrazhdë ndaj VV-së e Kurtit, Shala është etabluar në opinionin publik si “opinionist anti-qeveritar
Së fundmi ai tha se VV është “më terroriste se Lista Serbe”, duke përmendur faktin që aktivistë të saj ishin akuzuar se kishin sulmuar Kuvendin me zollë në vitin 2016.
“Vetëvendosje është më terroriste se Lista Serbe. A e dini këtë? Po-po. Është më terroriste. E ka gjuajt me zollë kuvendin midis Prishtinës. A e shpallim tash krejt VV-në terroriste? Janë do individë që e kanë bo”, tha sot historiani Shala në Klan Kosova.
Megjithatë, pakkush e di që Shala kishte qenë aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje në të kaluarën.
Madje, ai ka fotografi e statuse që dëshmojnë se ai ishte aktivist i VV-së dhe mbështeste këtë subjekt politik, edhe pasi ishte ngritur aktakuzë ndaj aktivistëve të tjerë të këtij subjektit politik, për sulm me zollë ndaj Kuvendit
Në një status në Facebook të 27 nëntorit 2017, Shala shkruan se “Nëse bash për hiç kurrgjo, veç pse shumë lehtë e tregon se sa shtet i dobët është Kosova, Albinin duhet me respektue pafundësisht”.

Po në këtë vit Shala shihet edhe në një fotografi me Fitore Pacollin dhe aktivistë të tjerë gjatë një tubimi në Dragash.

Në një fotografi tjetër ai shihet përkrah zyrtarëve të VV-së si Rexhep Selimi e Arbër Rexhaj.

Natyrisht, ka edhe fakte të tjera për mbështetjen që ai ia jepte VV-së, kryesisht gjatë vitit 2017.
Historiani Shala pas Vetëvendosjes kaloi në Partinë Socialdemokrate, për t’u tërhequr më pas edhe nga kjo parti.
Aktualisht defilon sa nga një studio televizive në tjetrën. /TV Arbëria