Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar numërimin e votave me kusht në Komunën e Fushë-Kosovës.
Sipas rezultateve, Valon Prebreza nga Lëvizja Vetëvendosje renditet i pari me 45 vota, ndërsa Besnik Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 22 vota.
Ndërsa, nga rezultatet preliminare, Prebreza në përgjithësi ka 9 mijë e 529 vota, ndërkaq, Osmani ka 7 mijë e 730 vota.
