Incidentet vazhdojnë të ndodhin në Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë, salla 1 Tetori, mes vëzhguesve të subjekteve të ndryshme politike.
Gjatë ditës së sotme një fletëvotim nxiti debate mes vëzhguesve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe atyre të Partisë Demokratike të Kosovës.
Vota e diskutueshme rezultoi se nuk bie ndesh me rregulloren e fletëvotimeve të pavlefshme.
Ky rast u krahasua me shembullin e pestë të shtojcës për fletëvotime të vlefshme.
Po thuajse i njëjti rast ndodhi edhe dje ku një votues i LVV-së kishte shkruar “VVitija” në pjesën e subjektit politik Fjala.
KosovaPress sot mësoi se ajo votë është konsideruar si e vlefshme pas shqyrtimit nga Komisioni i Qendrës Komunale të Numërimit, pasi që shkronjat nuk kanë prekur as shkronjat e subjektit as katrorin e të njëjtëve.