Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > VV-AAK bashkë në balotazh në Fushë-Kosovë

VV-AAK bashkë në balotazh në Fushë-Kosovë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Fushë-Kosovës, Valon Prebreza, ka njoftuar se do të vazhdojë “rrugëtimin drejt ndryshimit” në bashkëpunim me kandidaten e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Vildane Latifi.

Përmes një postimi në Facebook, Prebreza ka bërë të ditur këtë koalicion pas-zgjedhor, duke ndarë edhe një fotografi të përbashkët me Latifin.

“Vazhdojmë rrugëtimin bashkë drejt ndryshimit! Na priftë e mbara”, ka shkruar ai.