FC Vushtrria vazhdon të mirëpresë transferimet e reja në klub, ku gjatë ditës së premte ka bërë të ditur arritjen e marrëveshjes me Edmond Likajn.
21 vjeçari i cili vjen nga qyteti i Prizrenit së fundmi ishte pjesë e FC Liria, shkruan “Gazeta Express”.
Vushtrria është duke bërë ndryshime drastike në skuadër, duke oftuar lojtarët më të mirë të mundshëm në tregun e transferimeve.