Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Vushtrri të mërkurën rreth orës 11:30.
Sipas njoftimit, i njëjti dyshohet se ka kanosur një gjyqtar pas përfundimit të një seance gjyqësore.
“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në Gjykatën Themelore pas përfundimit të seancës gjyqësore, kishte kanosur viktimën mashkull kosovar, gjyqtar,” thuhet në njoftim.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt, ndërkohë që hetimet lidhur me ngjarjen janë duke vazhduar.