Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Vushtrri: Lëndohet pasi ka goditur përçuesit e rrymës elektrike

Vushtrri: Lëndohet pasi ka goditur përçuesit e rrymës elektrike

Një person duke drejtuar kamionin ka hasur në përçuesit e rrymës elektrike dhe si pasojë ka pësuar lëndime trupore.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë në Vushtrri, ku janë dëmtuar dy shtylla elektrike.

Viktima është dërguar në emergjencë për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar.

/TV Arbëria