Shiveluch, vullkani më verior aktiv në territorin e Kamçatkës të Rusisë, ka shpërthyer dhe ka shkaktuar një re hiri në një lartësi deri 10 kilometra, duke paraqitur një kërcënim për trafikun ajror, tha Ekipi i Reagimit ndaj Shpërthimit të Vullkanit Kamçatka (KVERT).
KVERT lëshoi një alarm të kuq duke vënë në dukje se një “shtëllungë e madhe hiri” po udhëtonte drejt perëndimit.
“Aktiviteti i vazhdueshëm mund të ndikojë në fluturimet ndërkombëtare dhe aeroplanët që fluturojnë në lartësi më të ulëta”, thanë ata.
Woahhhhhh!!!!
Shiveluch eruption.
Incredible!!!
Video: Dmitri Levin #shiveluch #kamchatka #russia pic.twitter.com/pzPjr8TbLd
— Volcaholic 🇰🇪 🇬🇧 🌋 (@volcaholic1) April 10, 2023
Autoritetet lokale mbyllën shkollat dhe urdhëruan banorët e fshatrave të qëndrojnë brenda, pasi reja e hirit mund të përhapet në vendet rreth vullkanit.
Një nga vullkanet më të mëdhenj dhe më aktivë në Kamçatka, Shiveluch ka pasur rreth 60 shpërthime të mëdha në vitet e fundit, ku më i fuqishmi ka ndodhur në vitin 2007.
Zyrtarët lokalë thanë se vullkani shpërtheu në orën 6:31 të mëngjesit me orën lokale dhe shtëllunga u përhap në shumë fshatra. Banorët u këshilluan të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme.
I don’t fancy cleaning those….
Source: UGS #Russia #Shiveluch #volcano pic.twitter.com/VHFrU2Gnpl
— Volcaholic 🇰🇪 🇬🇧 🌋 (@volcaholic1) April 10, 2023
😱👀 I don’t have the words for this one 😂
Pic: KGBRSAS #shiveluch #ash #eruption #volcano #russia pic.twitter.com/gEoXjREzay
— Volcaholic 🇰🇪 🇬🇧 🌋 (@volcaholic1) April 11, 2023
/TV Arbëria