Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Vulin rikthehet në pushtet, Daçiq ministër i Brendshëm, disa nga emrat e kabinetit të Qeverisë së re të Serbisë

Vulin rikthehet në pushtet, Daçiq ministër i Brendshëm, disa nga emrat e kabinetit të Qeverisë së re të Serbisë

Mediumi Evropa e Lirë  ka treguar për disa nga emrat e kabinetit të ri qeveritar në Serbi. Ekzekutivi do të drejtohet nga, Millosh Vuçeviq,  i cili do t’i ketë gjithsej 25 ministri dhe pesë ministra pa portofol.

Në pozitën e zëvendëskryeministrit do të rikthehet Aleksandar Vulin, ish-udhëheqës i shërbimit të inteligjencës, i cili është nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nga korriku i vitit 2023 – mes tjerash për shkak të lidhjeve me Rusinë.

Shefi aktual i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, do ta udhëheqë Ministrinë e Punëve të Brendshme, ndërsa ministër i Mbrojtjes do të jetë Bratisllav Gashiq, deri më tash ministër i Policisë.

Marko Gjuriq, ish-ambasador i Serbisë në SHBA dhe ish-drejtor i Zyrës për Kosovën në Serbi, do t’i bashkohet Qeverisë si ministër i Punëve të Jashtme.

Një zyrtar tjetër nga “lista e zezë” e SHBA-së, për shkak të lidhjeve me Rusinë, Nenad Popoviq, do të jetë po ashtu pjesë e Qeverisë si ministër pa portofol.

 

Powered by WordPress