Ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, ka takuar ambasadoren e Libisë në Belgjikë, Amel Jerary.
Në takim, Bajrami tha se me homologen e tij ranë dakord për nevojën që Kosova e Libia t’i thellojnë marrëdhëniet në mes vete.
“Diskutim dhe mirëkuptim i madh me ambasadoren e Libisë, Amel Jerary. Shkëmbyem mendime mbi situatat aktuale në vendet tona dhe rëndësinë e stabilitetit dhe demokracisë për paqen dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor dhe Magrebit”, shkroi Bajrami.
Ky takim e demanton deklarimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq se Libia është njëra nga nëntë shtetet që e kanë tërhequr njohjen e Kosovës si shtet i pavarur.
/TV Arbëria