Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Vuçiq takon Hillin, thotë se folën për sanksionet amerikan ndaj NIS-it dhe ndryshimet politike në SHBA e vende evropiane

Vuçiq takon Hillin, thotë se folën për sanksionet amerikan ndaj NIS-it dhe ndryshimet politike në SHBA e vende evropiane

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka takuar sot ambasadorin e SHBA-së në Beograd, Christoper Hill. Sipas një njoftimi të publikuar nga Vuçiq, në këtë takim kanë diskutuar për zhvillimet në Serbi dhe në gjithë globin.

“Kemi përmbledhur ngjarjet dhe rezultatet e bashkëpunimit nga viti i kaluar dhe kemi biseduar rreth tyre përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në sfera të ndryshme të jetës shoqërore, veçanërisht në projektet e infrastrukturës, si në rrugë ashtu edhe në energji”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka treguar se gjithashtu temë e bisedës ka qenë edhe vendosja e sanksioneve ndaj indsutrisë serbe të naftës – NIS.

“Ne kemi diskutuar edhe për situatën politike me fokus në ndryshimet që po ndodhin, bashkë ne SHBA dhe në shumë vende evropiane”, ka shkruar tutje Vuçiq.