Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Vuçiq propagandon sërish ndaj Kosovës: Duan të tërheqin Serbinë në një luftë me NATO-n

Vuçiq propagandon sërish ndaj Kosovës: Duan të tërheqin Serbinë në një luftë me NATO-n

Edhe pse kishte ndodhej në Vrbas për të inspektuar punimet për hekurudhën, që nga nëntori do të lidh Beogradin me Suboticën dhe Novi Sadin, Presidenti serb akuzoi qeverinë e Prishtinës se po përpiqet të tërheqë Beogradin në luftë me NATO-n.

Vuçiq tha se është i vetëdijshëm për situatën e vështirë sipas tij në Kosovë dhe se kjo e shqetëson.

“Është një garë me kohën për të gjithë, dhe Prishtina tani e sheh se gjërat po shkojnë në një drejtim të keq midis Izraelit dhe Iranit, veçanërisht ardhja e S-400 në territorin e Iranit… Sidomos situata në Ukrainë ndërlikon gjithçka dhe ata duan të provokojnë konflikte edhe para zgjedhjeve amerikane, për ta tërhequr Serbinë në luftë me NATO-n. Ata janë të vetëdijshëm se pas dhjetorit nuk e dinë se sa do të mund të provokojnë”, u shpreh ai.