Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se shteti që drejton ndodhet nën presion nga Perëndimi dhe Rusia për shkak të qëndrimit rreth luftës në Ukrainë.
Ai ka përmendur në këtë mes edhe Kosovën, duke thënë se presioni shkon në rritje, raporton N1.
“Po ashtu ka presion mbi Serbinë nga të dy palët lidhur me Kosovën për sa Rusia dhe Perëndimi e dinë se do të zgjasë lufta në Ukrainë dhe ata duan që çështjen e Kosovës ta zgjidhin me nxitim”, ka deklaruar Vuçiq.
Ndër të tjera Vuçiq ka potencuar se, europa nuk e don një vend brenda saj që ka afërsi me rusinë, ndërsa Rusia nuk dëshiron që të humbas gjithçka në Ballkan, përcjell TV Arbëria.
Vuçiq“Perëndimi nuk e do një vend që ndodhet në mes të Evropës e që të ketë afërsi me Rusinë. Në anën tjetër, Rusia nuk do që të humbë gjithçka në Ballkan”.
/TV Arbëria