Sportet më të rrezikshme për shëndetin sipas ekspertëve

Sipas ekspertëve sporti më i rrezikshëm në botë sa...

Alba mahnitë me pamjen e saj, poston foto nga Kalifornia

Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 2, Albana Vukaj,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Vuçiq për sulmuesin e vrarë në veri: Mijailoviç u qëllua me plumb në kokë dhe u vra me gjakftohtësi

Extra AL PVC

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq të mërkurën ka komentuar sulmin terrorist ndaj organeve policore të Kosovës në të cilat një polic dhe tre serbë, pjesëtarë të grupit terrorist, se ai ka paralajmëruar për incidente të mundshme në veri të Kosovës tash e një vit dhe se për ai tre serbët e vrarë “nuk janë terroristë”.

Në një intervistë për RTS, Vuçiq tha se serbët në veri të Kosovës janë “ngopur me terrorin e Albin Kurtit”.

Vuçiq të mërkurën, duke shprehur ngushëllimet e tij për familjet e të gjithë të vrarëve në konfliktin e së dielës, tha se, “ndonëse vrasja e një polici shqiptar është absolutisht e dënueshme”, për të “si president i Serbisë, tre serbët që vdiqën në Banjska nuk janë terroristë”.

Vuçiq pret që trupat e serbëve të vrarë t’u dorëzohen familjeve të tyre të enjten në mëngjes. Ai më së shumti pretendoi se ka frikë “se si do të reagojë familja e të vrarit Mijailoviq”, i cili, sipas tij, është qëlluar me plumb në kokë.

Ai shtoi se kanë persona të cilët, “si dëshmitarë të mbrojtur, janë të gatshëm të dëshmojnë se Mijailoviç u qëllua drejtpërdrejt në kokë dhe u vra gjakftohtë”.

“Probleme ka pasur edhe me autopsinë”, shton Vuçiq, duke thënë se Serbia ka kërkuar që në çdo gjë të marrë pjesë një ekspert nga Serbia.

“Sidomos bënë telashe rreth Milenkoviqit i cili u vra me 12 plumba në momentin kur hodhi pushkën dhe ngriti duart lart”, pretendon Vuçiq.

Qeveria e Serbisë e shpalli 27 shtatorin ditë zie “për ngjarjet tragjike në Kosovë”, të cilat Vuçiq i vendosi sonte në kuadër të kushtetutës shtetërore.

“Nga pikëpamja e Kushtetutës së Republikës së Serbisë, të gjithë janë qytetarë të vendit tonë. Serbia ka ditë zie për tre serbët e ndjerë dhe për policin e vrarë. Mendoj se është vendim civilizues, serioz dhe përgjegjës”, tha Vuçiq.

Ai kërkoi që autoritetet e Prishtinës dhe EULEX-i të mundësojnë një hetim dhe autopsi të duhur për të përcaktuar se si u vranë tre terroristët serbët dhe polici i Kosovës.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Sportet më të rrezikshme për shëndetin sipas ekspertëve

Sipas ekspertëve sporti më i rrezikshëm në botë sa...

Alba mahnitë me pamjen e saj, poston foto nga Kalifornia

Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 2, Albana Vukaj,...

Vitia ka një lajm të mirë për pacientët e Neurokirurgjisë, ja cilat shërbime janë shtuar

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar qytetarët me...

Sportet më të rrezikshme për shëndetin sipas ekspertëve

Sipas ekspertëve sporti më i rrezikshëm në botë sa përket shëndetit dhe mundësisë së lëndimeve me pasoja të rënda është BMX apo Bike motorcros. Pas...

“Synonin të vrisnin 4 mijë njerëz njëkohësisht”, shefi i Hezbollahut akuza Izraelit për shpërthimet në Liban: Kaloi vijën e kuqe

Kreu i Hezbollahut , Hassan Nasrallah, ka nisur fjalimin e tij të parë publik që nga shpërthimet vdekjeprurëse të martën dhe të mërkurën në...

Alba mahnitë me pamjen e saj, poston foto nga Kalifornia

Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 2, Albana Vukaj,  po merr vëmendjen edhe pas këtij formatit. Ajo po shijon kohë jashtë Kosovës, e nëpër rrugët...