Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Vuçiq: Patëm takim të vështirë, do të ketë edhe shumë tjera në të ardhmen

Vuçiq: Patëm takim të vështirë, do të ketë edhe shumë tjera në të ardhmen

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, sonte, pas takimit me komisionerin Evropian për Politikën e Jashtme, Josep Borell, emisarin special, Miroslav Lajçak dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel, tha se patën një takim të vështirë dhe se beson se do ketë edhe shumë takime në të ardhmen.

Vuçiq tha se me 18 mars duhet të takohen përsëri në Maqedoninë e Veriut, kur Josep Borell do të jetë në vizitë në rajon.

“Deri atëherë, ne do të flisnim për çështjet e zbatimit me Mirosllav Lajçakun. Është e rëndësishme që në njoftimin BE-së do të jetë zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të mëparshme. Unë insistova në SKS, dhe përfaqësuesit evropianë. Kurti nuk ishte i gatshëm ta pranojmë tani, a do ta pranoj në të ardhmen, do ta shohim.”, tha Vuçiq.

Ai theksoi se është e mundur të arrihen disa kompromise, por se ka frikë se mund të mbeten të mbërthyer në diçka që është nënshkruar prej kohësh dhe duhet të përmbushet./TV Arbëria

Themes by WordPress