Presidenti serb, siç bën gjitonë e ka shfrytëzuar edhe njëherë një situatë të botës për t’u viktimizuar para popullit të tij.
Ai ka hedhur kunja ndaj protestuesve dhe protestave te shumta që po mbahen tash e sa ditë në Serbi, pas tragjedisë në Novi Sad ku mbetën të vdekur 15 persona si pasojë e rënies së tendës së stacionit hekurudhor po në atë qytet.
Vuciq ka pretenduar se dikush po paguan shumë para për sic thotë ai, shkatërrimin e Serbisë.
“Nga jashtë po investohen shumë para për shkatërrimin e Serbisë dhe lirinë e saj, por ju garantoj se Serbia do të fitojë, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiq.
Ai në llogarinë e tij në rrjetet sociale ka thënë se ky nuk është një moment i lehtë për Serbinë.
“Kur jemi të shtypur nga anë të ndryshme. Kur sulmojnë një shtet sovran me të gjitha mjetet e mundshme hibride, përpiqen të rrëzojnë Serbinë. Në momente të tilla, për të marrë lajme të tilla, për të ndërtuar hekurudha dhe rrugë. Kjo është diçka e veçantë dhe unë jam veçanërisht krenar për këtë – tha Vuçiq, i cili e quajti Serbinë shtet të lirë, pavarësisht se të gjitha raportet ndërkombëtare kanë vënë në pah të kundërtën.
“Përderisa ata mendojnë se mund të fshehin se sa shumë e urrejnë këtë vend, ne do t’i zbulojmë të gjitha detajet se sa para janë paguar për shkatërrimin e Serbisë, në ditët dhe javët në vijim, sa para janë paguar për shkatërrimin e Serbisë në katër vitet e mëparshme. Se Serbia nuk është e lirë dhe e pavarur, se nuk merr vendimet e saj, se nuk e zgjedh vetë të ardhmen e saj, por se duhet t’i shërbejë dhe të dëgjojë dikë tjetër. Unë u them të gjithë atyre që përpiqen ta shkatërrojnë Serbinë: Ne nuk do t’i shërbejmë askujt! – tha Vuçiq.
Vuçiq theksoi se ai gjithmonë do të luftojë për vendin e tij dhe se do t’i shërbejë popullit të tij.
“Nëse mendon se jam Asadi, do të iki diku – nuk jam. Jam gjallë, gjithë jetën kam jetuar në Serbi, i jam mirënjohës vendit tim dhe do të qëndroj këtu. Ky është vendi ku do të mbaroj. Unë do të luftoj për Serbinë dhe do t’i shërbej vetëm popullit tim serb dhe të gjithë qytetarëve të tjerë të Serbisë” – tha Vuçiq.
Siç tha ai, ai kurrë nuk do t’u shërbejë të huajve, asnjëherë atyre që duan ta mposhtin, poshtërojnë dhe shkatërrojnë Serbinë.
“Shpresoj se më ke kuptuar mirë. Unë jam aq i vendosur dhe i sigurt për këtë që them, saqë ju garantoj se nuk do ta mundni kurrë Serbinë. Rroftë Serbia” – theksoi Vuçiq.
Ai po ashtu tha se viti 2024 është viti më i mirë për Serbinë sa i përket tërheqjes së investimeve të huaja direkte dhe se do të ketë më shumë investime në 20 ditët e ardhshme.
– Të dashur njerëz, sonte morëm dy informacione të mira. E para është se kemi kaluar vitin rekord të 2023-ës përsa i përket investimeve të huaja direkte. Prandaj, ky vit 2024 është më i miri për ne në drejtim të tërheqjes së investimeve të huaja direkte tashmë, më 10 dhjetor. Do të kemi më shumë investime në 20 ditët e ardhshme – tha Vuçiq.
Siç ka thënë ai, Serbia mbrëmë ka marrë një konfirmim për gjithçka që është bërë më parë nga FMN-ja dhe një aranzhim të ri për tre vitet e ardhshme, si një konfirmim shtesë i gjithçkaje që është bërë për të marrë një vlerësim kreditor për investime.