Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka komentuar thirrjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit për shtimin e numrit të ushtarëve në KFOR, misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, shkruajnë mediat serbe.
Ai tha se do t’ia bëjë një “kundërpyetje” Kurtit.
“…Pse e thërret NATO-n kur je kaq i fortë, pse nuk hyre 20 ditë në veri, po sikur je kaq i forte, por ju e dinit, mos të flasim me tutje”, ka thënë Vuçiq
Lidhur me paralajmërimin se Derek Chollet, këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit do të shkojë në Beograd javën e ardhshme, Vuçiq tha se me të “nuk do të jetë një bisedë e lehtë”.
“Pas kësaj është planifikuar ardhja e të gjithë ekspertëve nga Evropa”, ka thënë Vuçiq.