Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka njoftuar për takimin e tij me Këshilltarin e Departamentit amerikan të Shtetit. Derek Chollet, në Beograd.
Vuçiq shkroi në Twitter se Cholletit i ka kërkuar që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të shfrytëzojnë ndikimin e tyre për ta bindur Kosovën “t’i përmbush obligimet”.
“Një bisedë kuptimplotë dhe e hapur me Këshilltarin e DASH-it. I shpreha pritjet që SHBA-ja t’i njohë përpjekjet e Serbisë në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon, si dhe ta përdorë ndikimin e vet për ta shtyrë Prishtinën t’i përmbush obligimet e veta, sipas marrëveshjeve të pranuara dhe të nënshkruara”, ka shkruar Vuçiq në Tëitter.
Këshilltari amerikan në PRishtinë ka takuar Presidenten Vjosa Osmani, Kryeministrin Albin Kurti, liderët e partive opozitare të Parlamentit, drejtuesit e Listës Serbe si dhe përfaqësues të shoqërisë civile e mediave.
Delegacioni amerikan, i kryesuar nga Chollet, po qëndron në Beograd një ditë pas vizitës në Prishtinë. /TV Arbëria