Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Vuçiq: Jemi pajtuar por nuk kam nënshkruar asgjë

Vuçiq: Jemi pajtuar por nuk kam nënshkruar asgjë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pas takimit në Ohër ka thënë para mediave se janë pajtuar për disa çështje por se asgjë nuk është nënshkruar, përkundër asaj që kryeministri Albin Kurti ka kërkuar nënshkrimin e propozimit evropian.

Sipas tij, Asociacioni i komunave me shumë serbe, do të krijohet sipas asaj që është nënshkruar dhe duhet të jetë në planin e implementimit, megjithatë shtoi se nuk e di nëse do të jetë ashtu.

Ai tha se është i kënaqur me këtë takim dhe se për ata është e rëndësishme Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

“Pala shqiptare do të theksoj që nuk kam nënshkruar asgjë dhe nuk kamë nënshkruar dhe të dyja palët i kanë thënë ato vijat e kuqe. Nesër do t’i prezanton qytetarëve të Serbisë secilën pikë se çka kanë arritur sonte dhe obligimet që kemi marrë. Pala e Kosovë menjëherë siç është thënë do të nis themelimin e asociacionit”, tha ai duke shtuar se Asociacioni ka qenë në plan të parë në kuptimin e afateve.

“Ka disa afate do të formojnë një komision të përbashkët të cilët do të raportojnë pas 30 ditëve, pastaj është një afat personat e pagjetur, konferencë donatorësh pas pesë muajve. Kurit ka kërkuar të nënshkruhet dokumenti por unë kam thënë se që nuk mund të bëjë asgjë në kundërshtim me kushtetutën e Serbisë”, tha ai.

/TV Arbëria

Powered by WordPress