spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Vuçiq e mohon sërish gjenocidin e Srebrenicës

Extra AL PVC

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 26 shtator e ka dekoruar ambasadoren e Hungarisë në Kombet e Bashkuara, Zuzana Horvat, me Urdhrin e flamurit serb të shkallës së parë.

“Faleminderit që dëgjuat, kuptuat dhe përkrahët të drejtën e popullit serb për liri, pavarësi dhe të vërtetë”, ka shkruar Vuçiq në një postim në Instagram.

Ai shtoi se Hungaria “do të ketë gjithmonë një partner dhe mik besnik” në Serbi.

Hungaria ishte një nga vendet që votoi në OKB në maj kundër Rezolutës që shpalli 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë dhe që dënonte mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës.

Vuçiq deklaroi më parë në Nju Jork në shtator se do të nderonte përfaqësuesit e vendeve “që ishin në anën e Beogradit” gjatë miratimit të rezolutës për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në maj.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq gjatë fjalimit të tij në sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Nju Jork, SHBA, 24 shtator 2023.

“Ka, natyrisht, rusët dhe kinezët, dhe Nikaragua dhe Meksika dhe Brazili, India, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kongo, në varësi të nivelit të mbështetjes”, tha Vuçiç në atë kohë.

Më 23 shtator, Vuçiq i dorëzoi edhe Përfaqësuesit të Përhershëm të Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vasilij Nebenzha, Urdhrin e flamurit serb të shkallës së parë.

Vuçiq, ndërkaq, aktualisht ndodhet në Nju Jork për seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.Në maj, 84 vende votuan për Rezolutën në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, 19 ishin kundër, duke përfshirë Rusinë dhe Kinën, ndërsa 68 vende abstenuan.

Beogradi zyrtar loboi kundër Rezolutës.Në gjenocidin në Srebrenicë, të kryer në korrik 1995 nga anëtarët e Ushtrisë së Republika Srpska, u vranë të paktën 8,372 boshnjakë.

spot_img

Të fundit

Teuta Selimi shihet krah për krah me këtë personazh publik

Teuta Selimi ishte pjesë e mediave rozë javët e...

GAP: Kryetarët e komunave përmbushën vetëm 42 për qind të premtimeve, ngecje në infrastrukturë

Instituti GAP ka prezantuar të dhënat mbi progresin e...

Gallup: Kosova në mesin e vendeve më të sigurta për të ecur vetëm gjatë natës, renditet e 12’ta

Kosova është renditur në mesin e 14 vendeve ku...

Teuta Selimi shihet krah për krah me këtë personazh publik

Teuta Selimi ishte pjesë e mediave rozë javët e fundit edhe për jetën e saj private saktësisht ndarjen nga bashkëshorti. Teutën, kjo nuk po e...

Bajqinovci: Kosova në vendin e 12-të ku njerëzit ndihen më shumë të sigurtë për vitin 2023, ç’ka me ju than opozitës tani?

Sipas raportit të fundit të Gallup mbi Sigurinë Globale, Kosova renditet në vendin e 12-të në botë, në mesin e vendeve ku njerëzit ndihen...

GAP: Kryetarët e komunave përmbushën vetëm 42 për qind të premtimeve, ngecje në infrastrukturë

Instituti GAP ka prezantuar të dhënat mbi progresin e kryetarëve të komunave të Kosovës në përmbushjen e premtimeve zgjedhore deri në muajin qershor 2024,...