Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Vuçiq e ka tejkaluar famëkeqin Millosheviqin

Vuçiq e ka tejkaluar famëkeqin Millosheviqin

Nuk mbahet mend në Serbi të jenë vjedhur votat dhe manipuluar vullneti i qytetarëve të saj sikurse në zgjedhjet e 17 Dhjetorit. Serb nga Kosova dhe Republika Srpska kishin votuar në Kurshumli dhe Rashkë për partinë e Vuçiqit, edhe pse nuk kishin pas të drejtë. Përkundër kësaj, Evropa vazhdon ta toleron Aleksandar Vuçiqin.

Radomir Dimiq gazetar dhe politikan nga Kosova ka thënë se shtetet evropiane nuk duhet ta përkrahin të keqen e Vuçiqit.

“Disa udhëheqës evropian le ta përkrahin këtë të keqe, i cili ka tejkaluar edhe famëkeqin Slobodan Millosheviq” ka thënë Dimiq.

Si rezultat i këtyre pakënaqësive studentët serb janë zgjuar, ata po kërkojnë qasje në listat e votueseve. Edhe opozita po kërkon hetim ndërkombëtar.

“Kërkohet të anulohen zgjedhjet, të shpallen të rejat. Bashkësisë ndërkombëtare i është kërkuar të mos i pranon këto rezultate derisa sa të përfundoj hetimi ndërkombëtar”.

Zyrtarja e SNS me listë të votueseve/ zyrtarja e SNS duke u fshehur nga gazetarët
Shoqëria serbe kurrë nuk ka qenë me e ndarë, dhe kjo falë autokratit Vuçiqi i cili edhe sipas Kushtetutës nuk ka pas të drejtë të përfshihet në procesin e zgjedhjeve.

Nuk do të ketë ndonjë marrëveshje në mes partive politike dhe pushtetit, është –Rruga ajo në të cilën do të bëhet luftë për demokracinë.

Për fat të mirë Kosova është liruar nga zgjedha serbe dhe po vazhdon rrugën drejt Evropës, në të kundërtën qytetarët e saj do të jeton në një vend kriminal, të dhunshëm dhe për keqardhje.

/TV Arbëria

Powered by WordPress