Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Vuçiq e bë hapur, fton serbët ta votojnë Listën Serbe, më 28 dhjetor

Vuçiq e bë hapur, fton serbët ta votojnë Listën Serbe, më 28 dhjetor

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që ta votojnë Listën Serbe në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë më 28 dhjetor.

Ai ka thënë se Lista Serbe është “mbrojtësja e vërtetë” e serbëve të Kosovës.

“I bëj thirrje popullit serb të votojë për Listën Serbe, mbrojtësen e vërtetë të interesave kombëtare serbe. Dhe kjo është kërkesa ime për popullin serb në Kosovë”, tha Vuçiq, raporton “Tanjug”-u.