Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se Serbia do të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Këto komente ai i bëri gjatë një paraqitje për media pas zgjedhjeve të djeshme në katër komunat në veri të Kosovës.
“Mos na gënjeni dhe mos na mashtroni më, vetëm kaq kam për t’ju thënë, atyre nga Evropa dhe bota që mendojnë se kanë të drejtë të na mashtrojnë dhe t’i interpretojnë gjërat ashtu siç e shohin të arsyeshme, jo siç është shkruar apo ashtu siç jemi marrë vesh”, shtoi ai.
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës do të jetë në rend dite të takimit të sotëm të Këshillit ministror të kësaj organizate.
/TV Arbëria