Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Vuçiq: Bisedë e hapur dhe thelbësore me Macron

Vuçiq: Bisedë e hapur dhe thelbësore me Macron

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka folur mbrëmë në Granada me presidentin francez Emmanuel Macron.

Përmes një postimi në Instagram, presidenti serb e ka falënderuar presidentin Macron për gatishmërinë e tij për të dëgjuar pikëpamjet e Beogradit.

“Në fund të një dite të gjatë, një bisedë e hapur dhe thelbësore me Presidentin Macron për të gjitha çështjet e rëndësishme.

E falënderova presidentin Macron për gatishmërinë e tij për të dëgjuar pikëpamjet e Beogradit, si dhe për angazhimin e tij personal në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, shkroi Vuçiç në Instagram.

/TV Arbëria