Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Vuçeviq: Kurti nuk do ta ndryshojë agjendën e tij deri në zgjedhjet në Kosovë

Vuçeviq: Kurti nuk do ta ndryshojë agjendën e tij deri në zgjedhjet në Kosovë

Ai ka pretenduar se ka argumente të forta edhe për edhe kundër pjesëmarrjes së serbëve në zgjedhjet në Kosovë dhe thekson se është një vendim shumë i vështirë që duhet të merret, raporton agjencia serbe e lajmeve Tanjug.

“E keni parë rreth regjistrimit, një pjesë e mirë e serbëve të veriut nuk kanë marrë pjesë në regjistrimin në Kosovë, është e pamundur që Zveçani të ketë 100 banorë, e shihni që serbët në veri e bojkotuan regjistrimin, ndërsa në Graçanicë ata morën pjesë”, ka thënë Vuçeviq transmeton Paparaci.

Ai ka shtuar se “mbi të gjitha, presioni më i madh është në veri të Kosovës sepse aty është komuniteti më homogjen serb dhe sepse veriu i Kosovës është objektivi kryesor i Kurtit në spastrimin etnik”.

Vuçeviq përmendi se komuniteti serb “është i ekspozuar ndaj presioneve të shumta në rajon” dhe ka shtuar se “në rajon po zhvillohet politika antiserbe” dhe se Serbia akuzohet se ajo është agresore dhe faktor jostabiliteti në rajon.