Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, tha se njoftimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, se me çdo kusht do t’i heqë barrikadat në veri të Kosovës, është “kërcënim i përgjithshëm për serbët, veçanërisht ata që jetojnë në Kosovë”.
Vuçeviq i tha RTS-së se deri më tani “nuk ka pasur kontakte fizike dhe asnjë sulm ndaj komunitetit serb”, shkruan N1info.
Ai ka shtuar se serbët nga veriu i Kosovës kanë 12 ditë që, siç tha, luftojnë për të drejtat e tyre duke bllokuar rrugët. /TV Arbëria