Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Vritet një shtetas nga Kosova në Gjermani

Vritet një shtetas nga Kosova në Gjermani

Mediat gjermane raportojnë se një qytetar me nënshtetësi të Kosovës është vrarë nga një gjerman për motive të ulëta.

Ai ishte i moshës 31-vjeç dhe është dërguar në spital, por nga plagët e rënda ka ndërruar jetë.

Ish-partneri 29-vjeçar me kombësi gjermane, i partneres së shtetasit të Kosovës me kombësi gjermane, është arrestuar.

Krimi ka ndodhur në zonën e Auggener Weg. Sfondi i saktë i krimit është ende i paqartë, policia kriminale e Freiburgut ka nisur hetimet.

Nga hetimet e deritanishme të policisë kriminale të Freiburgut, rezultoi se i dyshuari 29-vjeçar, i shoqëruar nga një familjar, ditën e krimit ka shkuar në adresën e shtëpisë së ish-partneres së tij. Para pronës është zhvilluar një mosmarrëveshje, gjatë së cilës i dyshuari papritmas ka nxjerrë armën, ka qëlluar në drejtim të shoqëruesit të ish-partneres së tij dhe më pas është larguar.

/TV Arbëria